BotaKryesore

Dorëhiqet Boris Johnson

Boris Johnson dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe dhe tha se ka emëruar një kabinet qeveritar dhe ai do të shërbejë deri sa të zgjidhet një kryeministër i ri.

Ai po ashtu është larguar nga udhëheqja e Partisë Konservatore.

Njoftimi i Johnsonit vjen pasi më shumë se 50 zyrtarë britanikë dhanë dorëheqje.

Tetë ministra, përfshirë edhe dy sekretarë të shtetit, kanë dhënë dorëheqje, duke e lënë të izoluar dhe pa fuqi politike Johnsonin dhe duke e shtyrë atë që të njoftojë për dorëheqje e tij.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit Chris Pincher, ligjvënës konservator dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive.

Johnsoni erdhi në pushtet më 2019, pasi shënoi fitoren më të madhe që kishte përjetuar Partia Konservatore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *