Lajme

Rexhaj: Kryeprokurori Isufaj po shantazhon se këtë javë do arrestohet ministrja Hajdari

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka thënë se “Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja””.

Sipas tij, kryeprokurori “ia bëka agjendën prokurorit të rastit”, duke i thënë atij që “ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë”.

Lexo më shumë  Hakerët ukrainas ‘sulmojnë bankën kryesore ruse’

“Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më 18 gusht, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Lexo më shumë  Kosova përfiton mbi 7 milionë euro të hyra nga eksporti i mjedrave

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Ndërkohë, pas bastisjes, janë publikuar lajme ku raportohet se Irfan Lipovica është dhëndrri i Bedri Hamzës së PDK-së e Hafiz Gara është anëtar i LDK-së.

Rruga Press

YouTube player