Lajme

Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek, Xydakis: Beleri ka pas një histori të errët

Beleri nuk është i pafajshëm dhe ai ka pas një histori të errët, deklaroi sot ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë e SYRIZA-s, Nikos Xydakis, sipas gazetës greke ”Proto Thema”.

Duke folur për televizionin shtetëror grek, ERT, Xydakis theksoi se “edhe Athina edhe Tirana e dinë rolin e Belerit”.

”Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta pastronte këtë histori shumë muaj më parë. Dhe jo të bëhet një ngërç diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”.

Gjykata Speciale për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për zëvendësimin e paraburgimit me masa të tjera shtrënguese, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

Beleri qëndron në paraburgim për tre muaj, gjë që i heq mundësinë e betimit si kryetar bashkie, pas skadimin të afatit.

Rruga Press

YouTube player