KryesoreLajme

Revolta në ditën e 45/ Studentja tregon arsyet se pse proteston: E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë familje, mungon meritokracia

Një studente e pranishme në protestën nga sheshi “Skënderbej” ka deklaruar se të rinjtë kanë shumë arsye për të ngritur zërin ndaj qeverisë, duke përmendur problemet në arsim, punësim, strehim dhe kostot e jetesës.

“Jam një studente. Po shohim se problematikat kanë kaluar nga arsimi te sektorët e tjerë. Këtu një i ri ka disa sfida përballë”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiqit: Shkarko ministren Paunoviç

Sipas saj, sistemi arsimor po përballet me vështirësi dhe ideja e ndjekjes së universitetit nuk shihet më si një garanci për të ardhmen.

“Arsimi sot ka rënë. Ka rënë ideja e të bërë universitet. Modelet e suksesit nuk janë më ato që mund të studiosh. Mungon meritokracia”, tha studentja.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen të rinjtë, duke theksuar se kostot e jetesës e bëjnë të vështirë krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër vendet e Evropës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

“Kostot e jetesës janë të larta. E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë një familje. Mungojnë politikat sociale, veçanërisht për çështjet e strehimit”, u shpreh ajo.

Rruga Press

YouTube player