Lajme

Reshjet e shiut në Berat, ujërat e lumit Osum në kuotat maksimale, 13 fshatra pa energji elektrike

Reshjet e shiut që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbrëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuotat e lumenjve e përrenjve në qarkun e Beratit.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, prurjet e lumit Osum në Urën e Varur në Berat dhe në Urën e kanë kaluar pragun e ulët dhe të mesëm dhe janë në tendencë rritje 5 cm në çdo 15 minuta.

Lexo më shumë  Rrustemi risjell në vëmendje dezinformimin e Adritik Kelmendit e Klan Kosovës

Të njëjtat burime konfirmojnë se deri më tani situata është nën kontroll dhe për çdo rritje të nivelit të ujërave është kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut ë monitorohet situata dhe të raportohet në kohë çdo problematikë.

Si rezultat i motit të keq dhe reshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike.

Që prej mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike: fshatrat Perondi e Kozare në bashkinë Kuçovë, fshatrat Cukalat,Pobrat e Poshnje në bashkinë Dimal,fshatrat Vërtop,Tomorricë e Vërtop në bashkinë Poliçan,fshatrat Potom,Gjerbës,Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshati Tërpan në bashkinë Berat.

Lexo më shumë  Dje dhe sot/ Si i harroi Edi Rama premtimet për çmimet e ushqimeve

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në këto zona./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *