Lajme

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Bypassi i Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës u bllokua nga policia.

Gjatë natës në qarkun e Dibrës ka pasur reshje shiu dhe bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë. Në rrugën Kuben-Vasije, trashësia e bores ka shkuar nderi në 30 cm, ndërsa rruga është e hapur dhe qarkullimi kalohet pa zinxhirë, ndërsa në lartësinë mbi 115 metra rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Në aksin Peshkopi-Qafë Draje, trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm dhe kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Në rrugën Ura e Çerenecit -Klenje, trashësia e bores 30 cm dhe në lartësinë mbi 1100 m mbi nivelin e detit qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Ndërsa aksi rrugor Qaf Bualli-Kraste, trashësia e bores shkon deri 20 cm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *