KryesoreLajme

“Reporterët pa Kufij”-Ramës: Gazetarët i ke quajtur nazistë, ja rastet kur i ke dhunuar

Organizata e njohur ‘Reporterët pa kufij’ (RSF) i është përgjigjur akuzave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka shpërfillur konstatimet e raportit mbi lirinë e mediave në Shqipëri dhe dhunën ndaj gazetarëve.

Shqipëria humbi 20 vende në renditjen e organizatës duke shënuar nivelin më të ulët historik. Ajo u rendit në vendin e 103-të dhe lajmi tërboi Ramën.

Por Pavol Szalai, kreu i njësisë për Ballkanin dhe BE-në pranë RSF, tha për portalin EurActiv se gazetarët janë të dhunuar dhe të kërcënuar.

“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore,” tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF.

Së pari, RSF denoncon dhunën policore ndaj gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni pse po filmonte një operacion policor.

Lexo më shumë  Të rinjtë në Shqipëri, të fundit në Evropë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Së dyti, RSF denoncon rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.

Së treti, RSF denoncon rastin e gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga Fax News, që u dhunua barbarisht dhe u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e 5 Majit.

Së katërti, RSF denoncon rastin e gazetares së Ora News, Sonila Musai, e cila po ashtu u dhunua dhe u shoqërua teksa po mbulonte një protestë.

Së pesti, RSF denoncon rastin e dhunës policore ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të identifikuar qartë të SYRI TV dhe JOQ, Armir Sadiku dhe Nertila Zef Haxhia. Këta të fundit po mbulonin protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve.

Lexo më shumë  “Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

RSF reagoi direkt pas Edi Ramës, duke denoncuar rastin e gazetares Ambrozia Meta nga SYRI TV. Pasi pyetjeve që iu drejtuan, kryeministri tha se ajo duhet dërguar për riedukim dhe duhet vendosur nën embargo dymujore.

“Një embargo e tillë skandaloze nuk ka vend në një vend që do të bashkohet me BE-në”, tha RSF.

Kurse Szalai tha për EurActiv: “Ndryshe nga sa thotë kryeministri, gazetarët në Shqipëri u nënshtrohen rregullisht sulmeve politike”. Ai iu referua krahasimit të fundit të Ramës për median online me nazistët, pedofilët dhe terroristët gjatë një konference të OSBE për lirinë e medias.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *