Bota

Protestuesit kundër luftës në Ukrainë hakojnë smart televizorët rusë (VIDEO)

Ata që janë duke e parë paradën e Ditës së Fitores së 9 majit nga një televizor smart në Rusi, ka shumë mundësi që të kenë parë përshkrimet e programeve televizive të hakuara me një mesazh kundër luftës.

Kanalet e mëdha që u prekën janë Channel One, Rossiya-1 dhe NTV-Plus.

Emri i çdo programi u ndryshua me përshkrimin “Në duart tuaja është gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të tyre të vrarë. TV-të dhe autoritetet po gënjejnë. Thuaj jo luftës“.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mbajtur sot fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë dhe se çështja e Ukrainës ishte e nevojshme.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *