Bota

“Rënia e Luhanskut është fitore e Rusisë, por beteja kryesore nuk ka ardhur”

Fitorja e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës, në Luhansk, u ka sjellë trupave të Kremlinit pak përfitime strategjike dhe “beteja kryesore e luftës nuk ka ardhur ende”, ka thënë Neil Melvin nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.

Z. Melvin e krahasoi betejën e fundit me luftime të mëdha për përfitime të pakta territoriale që karakterizuan Luftën e Parë Botërore.

Ai tha: “Unë mendoj se është një fitore taktike për Rusinë, por me një kosto të madhe. Ky përparim shumë i ngadaltë ka marrë 60. Unë mendoj se rusët mund të shpallin një lloj fitoreje, por beteja kryesore e luftës është ende përpara.”

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Eksperti ushtarak tha se beteja vendimtare për Ukrainën ka të ngjarë të zhvillohet jo në lindje, ku Rusia po kryen sulmin e saj kryesor, por në jug, ku Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë territorin.

“Kjo është ajo ku ne shohim se ukrainasit po bëjnë përparim, rreth Khersonit,” shtoi ai.

“Ka kundërsulme që fillojnë aty dhe mendoj se ka shumë të ngjarë që ne do të shohim zhvendosjen e momentumit nga ana e Ukrainës, teksa ajo përpiqet të ndërtojë një kundërsulm në shkallë të gjerë për të shtyrë rusët prapa.”

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *