(Rekord negativ) Inflacioni dhe çmimet rriten me përqindje dyshifrore në Maqedoninë e Veriut
Krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut inflacioni arriti një rekord të ri prej 12 përqind.
Statistikat tregojnë një rritje prej 17% të çmimit të produkteve ushqimore bazë, sidomos vaji, i cili për një vit ka pësuar rritje me mbi 40 përqind.
Çmimi i bukës është rritur me 20 përqind.
Lexo më shumë Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë
Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe qumështi, djathi, vezët, frutat, perimet, energjia dhe transporti, ndërsa paga minimale nuk mbulon nevojat elementare të një familjeje.
Rruga Press

