Lajme

Ministri i Jashtëm austriak thekson njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe destabilizimin e mundshëm në rajon

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet të zgjojë Bashkimin Evropian lidhur me procesin e anëtarësimit.

Schalenberg foli pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën biseduan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë proces, diplomati austriak tha se nuk duhet të vihet në dyshim se duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ministri i Jashtëm i Austrisë tha se Rusia mund të krijojë shqetësime dhe të destabilizojë rajonin, ndaj sipas tij Evropa duhet të jetë e vëmendshme.

“Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit. Vetëm me një gjuajte të lëshuar ata mund të krijojnë shqetësime, mund të destabilizojnë rajonin dhe kjo gjë na vë në alarm. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është vërtetë një thirrje për të zgjuar Bashkimin Evropian për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE, dhe kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se tani, dhe premtimi që është dhënë para 19 viteve në Selanik, ky premtim është më i rëndësishëm tani që të zbatohet, të mbajmë këtë premtim, pra të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo edhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Jeni shteti i vetëm që është pjesë e programit, i cili ende nuk e ka liberalizimin e vizave, natyrisht që edhe në samitin e radhës do të shpreh këtë gjë”, tha ai.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *