Sport

Reja në dyshim? Tifozët dhe Broja kundër trajnerit, italiani e ka kontratën deri në vitin 2024

“Shuplaka” Anglisë ka sjell një atmosferë mbytëse rreth Kombëtares, një humbje që djeg shumë.

Jo vetëm rezultati, fundja Anglia është një përfaqësuese me një potencial të jashtëzakonshëm, por ajo që shqetëson më shumë është mënyra se si erdhi kjo humbje, si e kishte përgatitur Shqipëria këtë transfertë.

Trajneri Edy Reja doli dhe bëri autokritikë, duke marrë përsipër një pjesë të përgjegjësisë, por kaq nuk mjafton për tifozët dhe për një pjesë të opinionit sportiv të cilët bëjnë përgjegjës trajnerin dhe kërkojnë largimin e tij.

Lexo më shumë  Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Për të shtuar dhe më shumë presionin mbi italianin, një çështje më vete është ajo e Armando Brojës, dukshëm i pakënaqur për mënyrën se si Reja e ka trajtuar këtë periudhë, ndaj Anglisë përfundoi në tribunë ndërsa nuk preferoi të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorës, zyrtarisht për arsye dëmtimi, por as kjo nuk është një alibi e fortë.

Të gjithë këto detaje e vendosin trajnerin në pozita jo të favorshme, pavarësisht se shifrat flasin në favor të tij.

Nuk është bërë kurrë publike zyrtarisht, por fakt është që Italiani është nën kontratë me FSHF-ën deri në 2024, palët kanë firmosur kohë më parë rinovimin e kontratës.

Lexo më shumë  Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Ideja e FSHF-ës ka qenë e qartë kohë më parë, me Reja në stol do punohet për “Euro2024” por ndodhitë e fundit mund të ulin edhe një herë palët në një tavolinë, si Reja ashtu dhe presidenti Duka kanë theksuar në çdo dalje publike si bilancet do të bën pas këtyre kualifikueseve, e sigurt është që pas ndeshjes me Andorën e ardhmja e italianit do të diskutohet sërish.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *