Lajme

Enkelejd Joti zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar. Me anë të një votimi të fshehtë, Joti mori shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.

Ky vendim erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike. 

Kandidatët në garë: Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre dhe më pas u krye procedura e votimit.

Lexo më shumë  'Veliaj, pronari faktik i inceneratorit, ka paguar nga paratë e bashkisë së Tiranës edhe për mbetjet e Kamzës'


Më herët Enkelejd Joti ka mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm i televizionit Top Channel për 10 vite.

Më pas ai u emërua nëndrejtor i përgjithshëm pranë RTSH-së dhe së fundmi mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *