Bota

Regjimi kinez i frikësohet “Njeriut të Urës”, vendos pankarta kundër diktatorit Xi Jinping

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste do t’i tregojë Kinës dhe botës lidershipin e ardhshëm të gjigantit aziatik,  por ndërkohë mandati i tretë i liderit Xi Jinping mund të fillojë me disa krisma, në dukje të vogla dhe të izoluara, por që kanë gjasa të përhapen duke rrezikua rrëgjimin.  

Ngjarja e fundit në këtë drejtim ka ndodhur më 13 tetor, kur dikush gjatë natës ka vënë në urën Sitong të Pekinit një pankartë të gjatë që përmbante mesazhe totalisht të pazakonta në atë vend.  

“Të protestojmë kundër masave ndaj COVID-19, të fillojmë grevën ndaj diktatorit Xi Jinping”, ishin disa nga parullat që ndodheshin aty, dhe që më pas u identifikuan me mesazhet e fizikanit 48-vjeçar Peng Lifa, një disident kinez që drejton organizatën China Change në SHBA.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Tashmë Lifa njihet si “Njeriu i Urës”, aq i ngjashëm me personin që në 1989 habiti botën duke iu vënë përballë tankun në sheshin Tienanmen

Pankartat u hoqën pothuajse menjëherë, çdo urë strategjike ruhet tashmë nga roje, por jo aq shpejt sa mos të fillonin të qarkullonin pamjet në rrjetet sociale.

Por autoritetet kineze u shqetësuan vërtetë kur ato fjalë proteste u kopjuan në qytete të tjera si Shangai, Kanton dhe Hong Kong, të shpërndara në banjat e universiteteve, në lokale, aty ku prania e kamerave të kudondodhura mungon.

Regjimi ka urdhëruar që tani e tutje studentët duhet të kontrollohen aty ku bëjnë fotokopje, dhe më shumë se 600 mijë profile në platformën We Chat, më e përdorura në vend, janë pezulluar sepse shpërndanin foto ose thjesht diskutonin për ngjarjen dhe për atë që tashmë njihet si “Njeriu i Urës”, aq i ngjashëm me personin që në 1989 habiti botën duke iu vënë përballë tankun në sheshin Tienanmen.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Protesta e tre dekadave më parë u shua në gjak dhe represion, por Kina e sotme është thellësisht e ndryshme nga ajo, dhe gjeneratat e reja kanë mënyra komunikimi që e bëjnë të pamundur një kontroll të plotë, siç u pa në rastin e protestave të hapura ndaj masave kundër COVID-19, veçanërisht në metropole si Pekini dhe Shangai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *