Bota

Refuzoi të dënojë veprimet e Putinit dhe pushtimin rus në Ukrainë, fillojnë procedurat e largimit të Gerhard Schroderit nga partia gjermane SPD

Krerët e socialdemokratëve gjermanë duan që ish-kancelari Gerhard Schroderi të përjashtohet nga partia, për shkak të refuzimit të gjykojë pushtimin rus në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.

“Gerhard Schroderi prej kohësh po sillet vetëm si biznesmen dhe nuk duhet ta konsiderojmë si burrështetas dhe ish-kancelar”, tha Saskia Eskeni, një prej dy anëtarëve të Socialdemokrateve (SPD), partia aktuale e kancelarit, Olaf Scholz.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Eskeni në një intervistë dhënë për një radio gjermane ka thënë se për këtë Schroderi duhet të largohet nga partia – duke shtuar se tashmë është propozuar mundësia për largimin e tij.

“Këto veprime bazohen në statutin e SPD-së, por me të drejtë ekzistojnë pengesa për largimin nga partia”, tha Eskeni.

Schroderi, që ishte kancelar gjerman nga 1998 deri më 2005, është nën presion që të jap dorëheqje nga të gjitha postet që i ka në kompaninë energjetike ruse dhe që publikisht të dënojë veprimet e Putinit – por deri më tani nuk e ka bërë as njërën as tjetrën.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *