Bota

Moska paralajmëron: Ekziston rreziku i një Lufte të Tretë Botërore. Reagon Kievi

Lufta e Tretë Botërore është një “rrezik real” edhe nëse hipoteza e një konflikti bërthamor është e papranueshme. Në fund të një dite tjetër të sulmeve ndaj objektivave strategjike të Ukrainës, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ngre tonin e përplasjes edhe verbalisht dhe akuzon NATO-n se ka hyrë në një luftë me Moskën përmes furnizimit me armë të Ukrainës.

Konflikti do të përfundojë me një marrëveshje, por parametrat e tij do të përcaktohen nga situata aktuale në operacionet ushtarake, tha ai.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, i tha Lavrovi televizionit shtetëror rus.

Lexo më shumë  Rusia sulmon rajonin e Kharkivit duke hapur një front të ri

Pas kësaj deklarate të kreut të diplomacisë ruse ka ardhur edhe reagimi i homologut ukrainas, Dmytro Kuleba. Sipas tij kërcënimi i Moskës për rrezikun e një lufte të tretë botërore tregon se Rusia po e kupton se do të humbasë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është i bindur për këtë dhe shkruan në rrjetet sociale se “Moska humb shpresën e fundit për të frikësuar botën që mbështet Ukrainën, prandaj flet për një rrezik real të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbje në Ukrainë. Prandaj bota duhet të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën në mënyrë që të mbizotërojë dhe të ruajë sigurinë evropiane dhe globale”, theksoi ai.

Lexo më shumë  OKB-ja thotë se në Gaza ende nuk kanë hyrë ndihmat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *