Reagon Ministria e Jashtme e Bullgarisë për antarësimin në BE: Tregoni përkushtimin me vepra, jo me fjalë
Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE varet nga veprimet e atij vendi dhe nuk do të shtyhet nëse kjo republikë i përmbush zotimet e veta për vlerat evropiane dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë me nënshkrimin e Protokollit sipas nenit 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është koha që organet përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut të tregojnë jo me fjalë por me veprime përkushtimin dhe dëshirën e tyre për të ardhmen evropiane të vendit të tyre dhe të gjithë rajonit”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme bullgare.
Deklarata e cilëson si historik vendimin e Asamblesë Kombëtare që Bullgaria të mbështesë dritën jeshile për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE nën parametra të veçantë.
Bullgaria miratoi këtë të premte rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.
Në seancën e Kuvendit, rezoluta u miratua me 170 pro, teksa 37 deputetë votuan kundër dhe 21 abstenuan, shkruan Euronews Bulgaria.
Rruga Press