KryesoreLajme

Reagon Manxhuka i LVV-së: U akuzuam pa fakte, askush s’kërkoi falje pas sqarimit të TËVË-së

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas polemikave të krijuara të dielën rreth mbylljes së kanalit të TËVË në YouTube – rast që fillimisht u raportua gabimisht si mbyllje e kanalit të emisionit “Logjikonomia”.

Manxhuka tha se disa portale dhe analistë u nxitën të akuzonin Qeverinë dhe LVV-në për “tentim-mbyllje të gojës së kritikëve”, duke e paraqitur rastin si shenjë të instalimit të një forme të censurës.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Sipas tij, këto akuza u hodhën pa verifikuar faktet, pasi më vonë vetë mediumi TËVË sqaroi se mbyllja e kanalit kishte ndodhur për arsye teknike dhe jo për shkak të episodit të “Logjikonomisë”, siç ishte pretenduar fillimisht.

“Prej asaj kohe ende nuk ka asnjë reagim, asnjë kërkim-falje nga ata që me nguti i dhanë një dorë sulmesh LVV-së dhe Qeverisë për tentim-instalimin e diktaturës,” ka shkruar Manxhuka, duke kritikuar mënyrën se si lajmi u shpërnda pa konfirmim nga disa media dhe opinionistë.

Lexo më shumë  Me pankarta në duar, qytetarët e Durrësit marshim-protestë drejt Bashkisë: Dy jetë të mitura u fikën

Ai kërkoi më shumë përgjegjësi dhe kujdes në raportim, duke thënë se raste të tilla dëmtojnë debatin publik dhe krijojnë tensione të panevojshme.

Rruga Press

YouTube player