KryesoreLajme

Play-off-i i Kosovës ia vë flakën Beogradit. Mediat serbe në krizë nervore

Sigurimi i play-off për kualifikim në Botëror nga Kosova ka bërë bujë në vendet e regjionit.

Hapësirë këtij suksesi i kanë kushtuar edhe mediumet serbe, por duke tentuar njëkohësisht të mohojnë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

“E ashtuquajtura Kosovë në barazh për Botëror – gabimi i rëndë i lojtari me rrënjë serbe e shtyn drejt Kupës së Botës”, është titulli i mediumit “sportal.rs”.

“E ashtuquajtura Kosovë asnjëherë më afër plasmanit në Botëror, bien edhe sllovenët”, shkruan “nova.rs”.

Lexo më shumë  Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë për gradën rreshter

“Një hap më afër historisë: bien edhe sllovenët, e ashtuquajtura Kosovë shkon në barazh”, është titulli i “Sportklub”.

Si zakonisht, “Kurir” ka titull edhe më të papranueshëm: “Shteti i rrejshëm i Kosovës ende shpreson për Botëror: Sllovenia me një lojtar më pak dështon në Lubjanë”.

Në këtë frymë kanë raportuar edhe mediat tjera serbe.

Ndërkohë në Kroaci kanë vlerësuar suksesin e Kosovës.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

“Kosova feston suksesin historik”, është titulli i gazetës “Veçernji List”.

“Kosova ka siguruar të paktën plejofin për Kampionat Botëror. Për plasman direkt i duhet mrekullia”, shkruan “24sata.hr”.

Edhe mediumet e mëdha ndërkombëtare dhe agjencitë e lajmeve kanë raportuar për suksesin historik të Kosovës

Rruga Press

YouTube player