Lajme

Reagon Basha në mbrojtje të Roland Bejkos: Mercenarët e Berishës

Pasi e futi në mes të turmës  dhe nuk i hapi as derën e selisë, Lulzim Basha merr në mbrojtje Roland Bejkon.

Në një deklaratë për mediat Partia Demoktraike ka reaguar duke e dënuar sipas saj dhunën e ushtruar ndaj Bejkos.

Reagimi i PD-së

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *