KryesoreLajme

Rasti i subvencioneve/ Prokuroria Speciale hedhë poshtë kallëzimin penal të LDK-së. Peci përgatit padi për shpifje për zyrtarët e LDK-së

Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për grantet në bujqësi, ka njoftuar vetë Peci në Facebook. 

Ai ka thënë se sa ishte ministër askush nuk ka “më haraç për të përfituar grant”, se askush nuk përfitoi jashtë kritereve sipas ligjit dhe se nuk është gjetur asnjë dëshmi se ndikoi në përfitimin e vëllait të Fitore Pacollit, atëkohë deputete. 

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

Ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, pati dorëzuar kallëzim penal ndaj Peci me arsyetimin se vëllai i Pacollit kishte marrë grante nga Ministria.
E, Peci ka thënë të premten se do të paraqesë kallëzim penal për kallëzim të rremë penal kundër Gurit, kryetarit të LDK-së dhe deputetes Hykmete Bajrami.

“Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri, shkroi ai.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan

Peci ka mohuar keqpërdorimin me grante teksa ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk ka rekomanduar askënd për subvencione a grante.

Rruga Press

YouTube player