Lajme

Raportohet për shpërthime në veri të Kosovës, lëshohen sirenat e alarmit

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në komunën e Mitrovicës së Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal.

Burime të REL-it thanë se në komunën e Mitrovicës së Veriut u dëgjuan sirena alarmuese para orës 15:00.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Paraprakisht, sipas tyre, anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, në prani të Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në selinë e Komisionit Zgjedhor në këtë komunë.

Nuk është e qartë nëse arritën të hyjnë. Në vendin e ngjarjes u mblodhën disa qytetarë, ndërsa automjetet e policisë nuk shihen më.

Radio Evropa e Lirë kërkoi konfirmim nga Policia e Kosovës në lidhje me këto raportime, por, deri më tash, nuk mori përgjigje. Interesimit të REL-it nuk iu përgjigjën ende as nga Qeveria e Kosovës.

Katër komunat në veri – Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi – janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar – i kundërshton këto zgjedhje./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *