Raporti që Biden kërkoi për origjinën e Covid-19 nuk arrin në konkluzione përfundimtare
Raporti origjinën e Covid-19. që presidenti amerikan, Joe Biden, kërkoi nga inteligjenca amerikane, nuk nxori rezultate përfundimtare për këtë çështje të ndjeshme, e cila është burim konflikti midis Uashingtonit dhe Pekinit, thanë autoritete zyrtare, dje, 24 gusht
Në fund të majit, presidenti amerikan i kishte kërkuar shërbimeve të inteligjencës amerikane, të cilat deri atëherë nuk kishin qenë në gjendje të vendosnin për skenarin e origjinës shtazore ose rrjedhjen e virusit nga laboratori kinez në Ëuhan, që të “dyfishonin studimet për shpjegimin e origjinës së Covid-19 dhe të paraqisnin një raport brenda 90 ditëve.
Biden e mori raportin sekret të martën, por dokumenti nuk arrin një përfundim sepse, pavarësisht hetimeve dhe analizave të tyre, zyrtarët e inteligjencës nuk mund të binin dakord për një shpjegim përfundimtar, sipas Washington Post, i cili citon dy zyrtarë amerikanë që kanë informacion për çështjen, për arsye konfidencialiteti nuk i emërton.
Sipas zyrtarëve të cituar nga washington Post, shërbimet e inteligjencës do të përpiqen në ditët në vijim të deklasifikojnë pjesë të raportit për publikim të mundshëm.
Përkundër faktit se për një kohë të gjatë shumica e ekspertëve e hodhën poshtë këtë mundësi, teoria e një aksidenti në laboratorin e Wuhan në Kinë është kthyer në debat në SHBA muajt e fundit.
Thirrjet për kërkime më të detajuara janë shumëfishuar brenda bashkësisë shkencore.
Kina, e cila kundërshton kategorikisht skenarin e një virusi që rrjedh nga një laborator, ka akuzuar Uashingtonin për përhapjen e “teorive konspirative”.
Pandemia Covid-19 ka marrë jetën e të paktën 4,439,888 njerëzve në mbarë botën që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas një raporti të publikuar dje, të martën, nga Agjencia Franceze, bazuar në burime zyrtare.
Rruga Press