Bota

The Economist: Kostoja e mosvaksinimit, 2.3 trilionë dollarë humbje

Vendet që nuk do e vaksinojnë dot të paktën 60% të popullatës kundër koronavirusit deri në mesin e vitit të ardhshëm, do i sjellin ekonomisë botërore një kosto prej më shumë se 2,3 trilionë dollarësh brenda 2025-ës.

Analistët e “The Economist” thanë të mërkurën se më shumë do të penalizohen shtetet që janë në zhvillim e sipër.

“Vendet në zhvillim do të pësojnë dy të tretën e humbjeve, çka do e vonojë konvergjencën e tyre ekonomike me vendet më të zhvilluara,” thuhet në raportin e fundit të analistëve britanikë.

Lexo më shumë  Votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë

Humbjet më të rënda absolute pritet t’i pësojë rajoni i Azi-Paqësorit me treçerekun e dëmeve, ndërsa Afrika Nwnsahariane do ta pësojë më keq duke ditur prodhimin e saj të brendshëm.

Të dy rajonet vuajnë nga normat e ulëta të imunizimit nga Covid, dhe kjo, sipas autorëve të raportit, sepse nisma COVAX për t’i siguruar vaksina shteteve më të varfra nuk po funksionon.

Lexo më shumë  Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin

Nga 1,2 miliard banorë që numëron Afrika, kontinenti ka vaksinuar plotësisht vetëm 2,48 për qind, kur norma arrin mbi 25 për qind në Azi, 27 për qind në Amerikën Jugore dhe mbi 40 për qind në Evropë dhe në Amerikën Veriore.

Analistët e “The Economist” zbuluan ditën edhe sektorët e industrisë më të dëmtuar nga pandemia e muajve të fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *