Lajme

Popullsia në Shqipëri në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç

Popullsia e Shqipërisë po plaket ndërsa shtesa natyrore po bie drastikisht, dy faktorë që po e përshpejtojnë krizën e pensioneve.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 Janar 2021 mosha mediane e popullsisë ishte 37,6 vjeç. Kur vetëm një dekadë më parë, ky tregues fiksohej në 32,6 vjeç. Ndërsa pritet që pas një dekade tjetër, të plakemi mesatarisht në 42,1 vjeç, sipas projeksioneve të INSTAT.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Emigrimi i të rinjve është shkaktari kryesor që po rrudh fytyrën e vendit, por me çdo të larguar në moshë pune, skema e pensionit humbet një kontribuues potencial dhe rëndohet më tej. Ndërsa shkaku tjetër: rënia e lindjeve, lidhet me të ardhmen e të gjithë sistemit të pensionit në vend. Shtesa natyrore e popullsisë kaloi në fund në vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti për herë të parë në histori në territor negativ, ndërsa edhe ecuria e këtij viti paraqitet e dobët.

Me këtë ritëm projeksionet llogarisin se Shqipëria e brezit të ardhshëm do të ketë 120 pensionistë për çdo 100 të punësuar, duke e bërë sistemin aktual të pensioneve financiarisht dhe demografikisht të papërballueshëm./A2 CNN

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *