Bota

Raporti: Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi.

Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimeve, deri në 3.2% në vit dhe inflacionin e përgjithshëm, deri në 1.18% në vit deri në vitin 2035, sipas një studimi të ri nga Instituti Potsdam për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK).

Në studim, shkencëtarët shikuan se si faktorët klimatikë, si temperaturat e larta dhe reshjet ekstreme, kanë ndikuar në inflacionin historik, por ata nuk u përqendruan se cilët artikuj ushqimorë mund të prekeshin më shumë.

“Duke parë mbi 27,000 regjistrime të të dhënave historike, ne zbuluam se rritja e temperaturave, mund të rrisë çmimet e ushqimeve, veçanërisht në rajonet dhe stinët e nxehta”, tha Dr Max Kotz, një nga autorët e studimit.

“Në kushtet e ardhshme klimatike, këto ndikime mund të bëhen të mëdha, afërsisht 1-3% pikë në vit mbi inflacionin e ushqimeve deri në vitin 2035, duke kërcënuar stabilitetin e çmimeve të bankave qendrore si BQE, e cila synon të mbajë inflacionin nën 2%.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Ndërkohë, inflacioni total mund të rritet me 0,32-1,18% çdo vit mesatarisht, në nivel global, zbuloi studimi.

Çmimet në rritje ose të paqëndrueshme, kërcënuan mirëqenien ekonomike dhe njerëzore, si dhe stabilitetin politik, vuri në dukje raporti, duke cituar se kriza e kostos së jetesës 2021-2022, shtyu 71 milionë njerëz të tjerë në varfëri në të gjithë botën, sipas OKB-së.

Inflacioni i nxitur nga klima prek njësoj vendet e pasura dhe të varfra

Inflacioni i ushqimeve dhe inflacioni total, pritet të ndikohen nga ngrohja globale, si në vendet me të ardhura më të larta ashtu edhe në ato më të ulëta.

Inflacioni rritet kur temperaturat rriten, dhe këtë e bën më fort në verë dhe në rajone të nxehta në gjerësi më të ulëta, ku do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, sipas studimit, jugu i botës, veçanërisht Afrika dhe Amerika e Jugut, do të preken më shumë.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Ndërkohë në gjerësi gjeografike të larta, vihet re një sezonalitet i fortë, i cili arrin kulmin në verë.

Sipas raportit, një rritje prej 1 gradë Celsius në temperaturën mesatare mujore, ka ndikim në çmimet deri në një vit, ashtu si shiu i tepërt, por ndikimet në çmime janë afatshkurtëra, kur ato rrjedhin nga thatësira e tepërt.

Studimi hodhi një vështrim nga afër verës jashtëzakonisht të nxehtë europiane të vitit 2022, kur nxehtësia dhe thatësira, patën një ndikim të gjerë në bujqësi dhe ekonomi.

“Ne vlerësojmë se vapa ekstreme e verës 2022, rriti inflacionin e ushqimeve në Europë me rreth 0.6%. Ngrohja e ardhshme e parashikuar për vitin 2035, do të përforconte ndikimet e ekstremeve të tilla, deri në 50%,” shtoi Kotz./ Monitor

Rruga Press

YouTube player