Bota

Letonia: BE të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Letonia ndjen peshën e kërcënimit rus në kufijtë e saj dhe për këtë arsye, presidenti letonez Edgars Rinkevics, në një intervistë për gazetën britanike “Financial Times”, bën thirrje me forcë për trupa të reja, madje duke ftuar Bashkimin Evropian të diskutojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shkruan il messaggero.it.

Lexo më shumë  Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes

“Çështja e rekrutimit ushtarak duhet të diskutohet seriozisht”, tha kreu i shtetit letonez.

Sipas Rinkevics, shërbimi i detyrueshëm ushtarak është i nevojshëm për të trajtuar mungesat e personelit në forcat e armatosura të vendeve evropiane, pavarësisht nga fakti se udhëheqësit ushtarakë preferojnë trupat plotësisht profesionale.

Ana lindore e Evropës është natyrisht ajo që është më e ekspozuar ndaj synimeve ekspansioniste të Putinit, i cili pas Ukrainës mund të zgjerojë konfliktin duke çuar në një përplasje me vendet e NATO-s në një përshkallëzim që do të tërhiqte të gjithë kontinentin e vjetër në luftë.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Rruga Press

YouTube player