Lajme

Raporti i Reporterët Pa Kufij/ Bytyçi: Shqipëria shembull negativ në rajon, është në ditën më të keqe të demokracisë

Teksa ka komentuar raportin e Reporterët pa Kufij, analisti Enver Bytyçi tha se Shqipëria përsa i përket lirisë së mediave është shembulli negativ në rajon por edhe në të gjithë kontinentin.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja, ai tha se vendi ynë është në ditën më të keqe te demokracisë.

Enver Bytyçi: Problematikat e korrupsionit, problematikat e lirisë së mediave dhe problematikat e lirive të të drejtave të njeriut janë kudo në çdo vend. Problemi është trendi, prirja. Dhe pikërisht në këtë Shqipëria është  një shembull negativ në rajon dhe në të gjithë kontinentin evropian sepse në shembullin për lirinë e mediave për vendin që zuri kësaj radhe është në vendin më të keq në historinë e 31 viteve të demokracisë.

Kjo është e dhimbshme dhe e frikshme. Së dyti, ndërkohë që vendet e rajonit kishin një përmirësim të jashtëzakonshëm. 23 vende më mirë ishte Kosova se vitin e kaluar. Kjo do të thotë se demokracia, shteti i së drejtës, liria e fjalës e mendimit, pavarësia e mediave, ekuilibri, harmonia e zhvillimit në të gjithë këtë ansambël të zhvillimit të treguesve të standardeve të demokracisë në Kosovë është shumë më mirë se sa këtu.

Ndër të tjera ai tha se BE nuk do të hapë negociatat me vendin tonë nëse ndahet nga Maqedonia e Veriut. Sipas analistit Shqipëria është penguesja e vetme e integrimit evropian.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Enver Bytyçi: Mendoj se standardet demokratike e çojnë vendin shumë mbrapa. Jam i bindur se nëse Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia, BE nuk do të hapë negociatat, me këtë standard që ka vendi ynë. Ajo që pengon Shqipërinë për integrimin në BE është vetë Shqipëria, penguesja e vetme e këtij integrimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *