KryesoreLajme

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës

Në raportin vjetor të Antimafias për vitin 2024 thuhet se kriminaliteti shqiptar po fiton terren gjithnjë e më shumë në Itali madje po fiton lidership dhe në trafikun e kokainës.

Raporti thekson se “rruga e Adriatikut”, është një nyje kyçe për kalimin e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe pjesës tjetër të Europës, ndërsa ata kanë arritur të depërtojnë në portet kryesore tregtare (Antverp, Rotterdam dhe Hamburg).

Lexo më shumë  Largimi i Lamallarit nga Punët e Brendshme, Kikia: Ministrat s’mund të ndërrohen çdo 3 javë si roje parkingu! Lëvizjet e shpeshta tregojnë mungesë vizioni

“Trafikimi i drogës mbetet sektori kryesor i aktivitetit dhe të ardhurat prej tij riinvestohen gjithnjë e më shumë në blerjen e aktiviteteve të ligjshme ekonomike dhe pasurive të paluajtshme.

Provat hetimore konfirmojnë gjithashtu se bandat shqiptare janë të përfshira në aktivitete të tjera të paligjshme, të tilla si trafikimi i armëve, trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimi i prostitucionit dhe kryerja e krimeve tatimore”, thuhet.

Lexo më shumë  Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

“Bandat shqiptare merren drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës së Jugut për importimin e sasive të mëdha të kokainës të destinuara për furnizimin e qelizave të bashkatdhetarëve që veprojnë në tregjet kryesore italiane”, thuhet ndër të tjera në raport.

YouTube player