KryesoreLajme

Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën për transportin ajror

Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite. Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë, teksa ishte vlerësuar me rëndësi të veçantë për aviacionin civil, e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu kishte thënë se nënshkrimi i marrëveshjes do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe se nxit të ardhme të begatë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një moment në angazhimin e dy kombeve tona për përmirësimin e lidhjes, nxitjen e rritjes së ekonomisë dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor. Transporti ajror nuk është thjeshtë një mjet udhëtimi, ai është një urë që lidh njerëzit, bizneset dhe idetë përtej kufijve. Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë prej kohësh një partner kyç në rajonin tonë dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen më të madhe të mallrave dhe njerëzve ndërmjet vendeve tona. Do të hapë mundësi të reja për linjat tona ajrore, do të forcojë turizmin dhe ekonomitë tona”, kishte deklaruar Aliu.

Lexo më shumë  E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
YouTube player