KryesoreLajme

Rama tenton t’i puthi dorën Kryeministres japoneze, ajo e refuzon. I dështon servilizmi kësaj here

 mësuar të bëjë klounin aty ku i jepet mundësia, kësaj here gjatë një vizite në Japoni modeli i uljes në gjunjë apo puthjeve të dorës, nuk i ka ecur.

Pasi ka zhvilluar një takim me kryeministren e Japonisë ajo ka dalë ta përcjellë dhe kreu i qeverisë shqiptare ka tentuar që t’i puthë dorën shefes se ekzekutivit Sanae Takichi por është refuzuar qetësisht me një kulturë japoneze.

Lexo më shumë  Sveçla: Nga sot aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë mund të bëhet online

Kujtojmë këtu se kreu i rilindjes është bërë qesharak me dhjetëra here ne takime apo samite ndërkombëtare me gjestet e tij të përkuljes, puthjes, përqafimit apo atleteve të bardha. Ai mendon se duke bërë gjeste të tilla bëhet me interesant dhe merr më shumë vëmendje, por harron që diplomacia nuk është arti i gjesteve por i mendimit dhe ideve që prodhojnë rezultate.

Propaganda dhe manipulimi mediatik i ecin në Shqipëri ku ka blerë dhe nënshtruar mediet por jo në një vend si Japonia ku rregulli dhe korrektësia janë të shenjta. Vetëm imazhi i tij kur i refuzohet puthja e dorës nga Sanae Takichi tregon pa shumë lodhje për ta kuptuar, se sa qesharak është./e.i/

Lexo më shumë  Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK
YouTube player

Rruga Press

YouTube player