BotaKryesore

Kryeministri hungarez, Magyar: Ballkani sa më parë në BE, para se ta humbim kredibilitetin para atyre vendeve

Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i pranojë fillimisht vendet e Ballkanit Perëndimor në union, para se të japë premtime të reja për anëtarësimin e Ukrainës.

Në një intervistë për agjencinë austriake APA, Magyar tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që përgatiten për anëtarësim, kanë bërë sakrifica dhe kanë marrë shumë premtime nga BE-ja.

Lexo më shumë  "Prostitucion intelektual...', pankartat kundër televizioneve të shitura në protestë

Sipas tij, nëse këto vende vazhdojnë të mbeten jashtë unionit, BE-ja rrezikon të humbasë besueshmërinë në rajon.

“Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nuk janë vetëm interes i rajonit, por i gjithë Evropës”, deklaroi ai.

Magyar shtoi gjithashtu se Ukraina është ende larg anëtarësimit në BE dhe se, edhe në rastin më optimist, kjo nuk mund të ndodhë para dhjetë vjetësh.

Lexo më shumë  BIRN: “Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

Ai theksoi se çdo shtet kandidat duhet të kalojë të njëjtat procedura dhe kushte për anëtarësim.

YouTube player