Lajme

Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të nëntorit në Durrës

Një javë pasi mori zyrtarisht detyrën, Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar shkuan sot në Kosovë ku konfirmuan mbështetjen për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij përballë tensioneve që po vijnë nga Serbia në ditët e fundit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i jep tërësisht të drejtë Kosovës në çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndryshe nga reagimet e ditëve të fundit, ku Rama kërkonte dialog, sot ai tha se Serbia po i përdor si pengje, serbët e veriut të Kosovës dhe se është duke nxitur debate mes dy vendeve.

Kryeministri njoftoi mbledhjen e dy qeverive në Durrës në javën e fundit të nëntorit, konfirmim që iu dha “live” edhe nga Albin Kurti, ndërsa shtoi se nisma e Ballkanit të Hapur i ndan dy vendet politikisht.

Dy kryeministrat u zotuan për më shumë bashkëpunim por edhe për të punuar për një treg unik për kalimin e qytetarëve dhe mallrave.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë është 1-ditore dhe sot ai takoi edhe 3 kryetarët e partive kryesore të opozitës, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *