Lajme

“Më mbështetën shqiptarët”! Afërdita Suka zgjidhet deputete në landin e Berlinit

Afërdita Suka, deputetja shqiptare e sapo-zgjedhur në landin e Berlinit në Gjermani është shprehur për Euronews Albania se ka pasur edhe mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë atje gjatë garës politike.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilizim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Znj. Suka tregoi se nën siglën e të Partisë së Gjelbër, ka marrë rezultate shumë të mira.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *