Lajme

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, dënohet me një vit dhe gjashtë muaj burg ish-kreu i Kadastrës së Beratit

Dënohet me një vit e gjashtë muaj burgim për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se, për Nelajn SPAK kishte kërkuar tre vite burg.

Po ashtu, me një vit e katër muaj është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar dy vite burg dhe më pas pezullimin e dënimit. Dënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.

SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës. Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *