Lajme

Rama në ankth/ McGonigal pritet të pranojë fajësinë ditën e sotme, për akuzat që lidhen me Shqipërinë

Ish zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, pritet të deklarohet i fajshëm ditën e sotme, për akuzat që lidhen me Shqipërinë. 

Konkretisht ai akuzohet se ka fshehur një pagesë prj 225 mijë dollarësh, nga një ish oficer i inteligjencës, Agron Neza, i cili më pas u kthye në burim për McGonigal, për të hetuar një lobist që kishte punuar për Partinë Demokratike të Shqipërisë. 

Lexo më shumë  Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiqit: Shkarko ministren Paunoviç

McGonigal pritet të deklarohet i fajshëm në Washington DC në orën 14:00 (ora 20:00 në Shqipëri). 

McGonigal gjithashtu fshehu udhëtimet dhe takimet me kryeministrin Edi Rama në Shqipëri. 

Rruga Press

YouTube player