Sport

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin e Azerbajxhanit

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka mposhtur në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.

Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Krasniqi në finale ndeshet me japonezen, Kisumi Omori.

27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ndërsa, Nora Gjakova po garon në kategorinë deri në 57 kg.

Ndërsa nesër do të ndeshet Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Rruga Press

YouTube player