KryesoreLajme

Rama largon Shqipërinë nga BE-ja, refuzon samitin njëjtë si Vuçiqi

Kryeministri Edi Rama në një postim të fundit ka lënë të kuptohet se ai do të refuzojë samitin e BE ku do të diskutohet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ka biseduar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se është i bindur se BE do të refuzoj për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shprehet Rama.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Pas disa vitesh rezistencë dhe deklaratash se Ballkani i Hapur nuk e largon rajonin nga BE-ja, më në fund Rama dhe Vuçiqi po nxjerrin kokën dhe po refuzojnë hapur prirjen Evropiane të rajonit.

Një refuzim i BE-së e dimë të gjithë se çfarë do të thotë, afrim me Kinën e Rusinë.

Ballkani i Hapur po verteton çdoherë e më shumë çfarë Albin Kurti e ka thënë këto 3 vitet e fundit. Largimi i Ballkanit nga tutela evropiane i jep krahë pushtetarëve të korruptuar për të rritur ambiciet e tyre oligarkeske e dominuese të stilit rus në rajon.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *