Lajme

Rama i drejtohet me arrogancë BE-së: Nuk pranoj kritika as nga ju, as nga Hëna

Nuk u desh shumë që Edi Rama t’i tregojë fytyrën e vërtetë Bashkimit Evropian.

Pas hapjes simbolike të negociatave, ku Edi Rama u zotua se do tregohet një demokrat i vërtetë, ai sot sulmoi Bashkimin Evropian.

Shkak u bënë kritika të forta nga Bashkimi Evropian kundër amnistisë fiskale të Edi Ramës.

Lexo më shumë  Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte

Kujtojmë se para pak ditësh, ambasadorët e dy shteteve më të fuqishme të BE-së, Gjermanisë dhe Francës, u larguan në mënyrë demonstrative sapo Edi Rama mori fjalën në një konferencë për amnistinë fiskale.

Në deklaratën e sotme, Rama tha se nuk pranon kritika as nga BE, as nga SHBA dhe as nga Hëna.

“Këtë nuk e pranojmë as nga Bashkimi Evropian, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Hëna,” u shpreh kryeministri.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *