Rama është dy hapa pas

Jemi në epokën e deglobalizimit, e jo të globalizimit. Ky i fundit kapi pikun deri në 2019-ën.

Pandemia, solli, qeveri me ndërhyrje në treg dhe me shpenzime të mëdha publike, solli qeveri sovraniste, qeveri që mbështet produktet vendore, bujqësinë dhe sektorin e lëndëve të para.

Në këtë kuptim, ShBA-ja po bëhet më shumë evropiane. Edhe si ekonomi edhe si gjeopolitikë horizontalja e Atlantikut po rikthehet me teza të reja.

Industritë po kthehen në vendet sovrane, për shkak të kushteve të reja.

Gara për më shumë metale, energji dhe kapitale sapo ka nisur. E historia tregon se një qasje e tillë shpesh shpien në konflikte.

Lexo më shumë  Kurti – Lajçak: Qeveria zotohet për dialog parimor e njohje reciproke, si dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë

Tani, fondi sovran, nacionalizimi i minierave dhe pasurive tjera natyrore, rritja e shërbimeve publike, përmirësimi i infrastrukturës, terminalet me gaz dhe sektori i energjisë së pastër, nuk janë veç qasje parimore si alternativë politike, porse edhe domosdoshmëri e kohës.

Konfliktet dhe luftërat konvencionale janë aq afër sa ç’ishin edhe kur Albin Kurti erdhi në Tiranë te Muzeu Kombëtar, atëherë opozitar, dhe paralajmëroi për qasje më të kujdesshme ndaj liderëve serbomëdhenj si Dodiku dhe Vuçiqi.

Që atëherë, Rama është takuar disa herë me Dodikun në takime multilaterale dhe 20 herë me Vuçiqin, ku spikat “Minishengeni” aka “ Ballkani i Hapur”.

E produkti që servohet është Hapja e Ballkanit.

Edhe kur?! Në kohën kur i gjithë planeti po “izolohet” në strehat e veta.

Qoftë në histori, qoftë në ekonomi, Rama është dy hapa pas.

Këtë qytetari i angazhuar tashmë e di shumë mirë. Më mirë se sa Rama, që akoma mendon se Devollët, Haxhiu, Pacolli dhe Mirena, do sjellin vota pro në Tiranë e vota kundër në Prishtinë.

©Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.