Lajme

Rama e ka shfrytëzuar dobësinë e demokracisë shqiptare për t’u bërë më autoritar, për të kapur më tepër institucionet

Gazetari Andi Bushati thotë se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kontrollojnë SPAK-un, edhe pse ky i fundit nuk arriti që të vendoste në krye të këtij institucioni, kandidatin që preferonte.

Në një intervistë, Bushati u shpreh se Rama ka tentuar që në çdo institucion të vendosë “kukullat” e tij.

“Mbetet një mister në fakt. SPAK-un nuk e ka lënë, SPAK-un prapë e kontrollon qeveria, por Rama nuk arriti të vërë atë që donte. E rëndësishme është tentativa.

Pra, tentativa është për të vendosur kukulla personale, qoftë edhe Presidentin e Republikës, kemi një personalizim të skajshëm të shtetit nga Edi Rama. Disa ishuj të fundit që i kanë mbetur, janë disa ishuj të papërfillshëm mediatik”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Këlliçi: Rama ndërhyri te drejtuesit e medias italiane se mendonte e po fliste me Bolinon që i dhuroi tokë

Bushati u shpreh se sot, Rama është më i fortë se kurrë, edhe për faktin se opozita është e përçarë.

Sipas tij, këtë dobësi të demokracisë shqiptare, Rama e ka shfrytëzuar për t’u bërë më tepër autoritar dhe për të kapur institicionet.

“Ka dy mënyra të të parit të përmbylljes të këtij viti nga kryeministri. Po ta shohim nga interesi i tij personal, pushteti i tij është forcuar. Sot, Edi Rama duket më i fortë se kurrë. Mos harroni që ky vit filloi me 8 janarin e famshëm, kur opozita e nxorri edhe në sytë e publikut që është më e përçarë se kurrë. Pra, të qeverisësh në këto kushte, pushteti personal duket i fortë dhe i pacënueshëm.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Ana tjetër e këndvështrimit, është si shkon qeverisja e Edi Ramës në raport me interesin publik, jo me interesin e vetë personit. Këtu mendoj që kemi një regres. Duket që në pamje të parë kemi një paradoks. Një njeri me një opozitë të dobët që nuk i kërcënon pushtetin, ka qetësinë e duhur edhe për të punuar më mirë, edhe për të bërë një reformë edhe më të madhe. Kurse Rama e ka shfrytëzuar këtë dobësi të demokracisë shqiptare për t’u bërë më autoritar, për të kapur më tepër institucionet”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *