Lajme

Rama çon shoferët e socialistëve, delegatë në Kuvendin e Bashës

Pasi është braktisur masivisht, Lulzim Basha duket se i ka varur shpresat sërish te socialistët për të mbushur sallën e të ashtuquajturit Kuvend Kombëtar.

Këtë herë, të pranishëm janë edhe shoferët e socialistëve.

SYRI TV ka siguruar një foto që tregon se si shoferi i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, është mes të pranishmëve në Kuvend.

Bëhet fjalë për Gent Byberin, siç shihet në foto.

Pamjet janë publikuar fillimisht nga Azgan Haklaj, i cili shkruan se kjo është kryesia e degës së Tropojës që po shkon në Kuvend.

Rruga Press

YouTube player