Bota

Foto/ Serbët e Dodikut, protestojnë me flamuj të Putinit në Bosnjë

Presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Putinin, është përpjekur hapur të ndajë territoret serbe të Bosnjës nga pjesa tjetër e Bosnjës dhe t’i bashkojë ato me Serbinë fqinje.

Qindra serbë të Bosnjës valëvitën flamujt e Serbisë dhe Rusisë dhe parulla të presidentit rus Vladimir Putin të premten kur organizuan një protestë në mbështetje të liderit të tyre separatist që kërkon bashkimin me Serbinë fqinje.

Protestat u mbajtën në kufirin e brendshëm të pashënuar të Bosnjes që e ndan vendin në dy entitete – Republika Serbe e Bosnjës dhe federata Boshnjako-Kroate – siç kërkohet sipas marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga SHBA që i dha fund luftës së vendit 1992-95.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Protestuesit serbë kanë brohoritur me parulla kundër Bosnjës që të bëhet shtet i vetëm. Ata bllokuan për pak kohë trafikun mes dy subjekteve, por nuk u raportuan incidente të mëdha.

“Ne kemi qënë gjithmonë në anën e fituesve,” tha Ljubisa Cosic, një zyrtar serb i Bosnjës. “Ne kemi qenë gjithmonë në anën e lirisë. Kështu që lidhja jonë me Federatën Ruse dhe popullin rus është e madhe.”

Presidenti serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Putinin, është përpjekur hapur të ndajë territoret serbe të Bosnjës nga pjesa tjetër e Bosnjës dhe t’i bashkojë ato me Serbinë fqinje. Për shkak të kësaj, ai u sanksionua nga SHBA në 2017.

Ekziston frika e përhapur se Serbia, një aleate e Rusisë, mund të ndezë tensionet në Ballkan për të larguar të paktën një pjesë të vëmendjes së botës nga lufta në Ukrainë.

Prokurorët boshnjakë janë në procesin e ngritjes së akuzave kundër Dodikut për veprimet e tij separatiste dhe për kundërshtimin e vendimeve të një zyrtari ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në vend.

Ai mund të përballet me deri në pesë vjet burg nëse dënohet nga një gjykatë boshnjake për këto akuza.

Rruga Press

YouTube player