Bota

Raketat në Poloni, Biden: Mund të jenë ukrainase

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar në lidhje me dy raketat që ranë mbrëmjen e së martës brenda kufirit të Polonisë, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, të dhënat tregojnë se raketat që ranë në Poloni mund t’i përkasin sistemit antiraketor ukrainas që ka neutralizuar më parë ndonjë sulm të Rusisë.

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

Biden specifikon se pjesë e raketave të gjetura në Poloni i përkasin sistemit mbrojtës S-300 dhe shton se mund të bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik.

Ai tha se ka “informacion paraprak që konteston” se incidenti në Poloni ishte për shkak të një rakete të lëshuar nga Rusia.

“Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa që të jetë qëlluar nga Rusia, por do të shohim”.

Lexo më shumë  Finlanda kërkon ndihmën e BE-së për ndaljen e fluksit të emigrantëve nga Rusia

Ndërkohë që me këto përshkallëzime të reja ka reaguar dhe presidenti turk, Erdogan i cili bëri thirrje për uljen sa më shpejt në tryezën e bisedimeve të Rusisë dhe Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *