Uncategorized

Raketat amerikane HIMARS kanë shkatërruar 50 depo municionesh ruse

Më herët u raportua se si Rusia pretendoi që kishte shkatërruar një depo municioni për sistemet raketore armerikane të artilerisë së avancuar (HIMARS) në rajonin Khmelnytskyi të Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka thënë tani se Ukraina ka shkatërruar 50 depo municionesh ruse duke përdorur sistemet raketore HIMARS në luftën me Rusinë.

“Kjo shkurton zinxhirët e tyre logjistikë (ruse) dhe ua heq aftësinë për të zhvilluar luftime aktive dhe për të goditur forcat tona të armatosura me bombardime të rënda,” tha ai në komentet televizive.

Rusia nuk e komentoi këtë deklaratë.

Pretendimet nga të dyja palët nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Poashtu, sot u raportua nga Britania e Madhe se Rusia po përballet me dilemën nëse duhet forcuar ofensiva, apo mbrojtja në zonat e pushtuara.

Sipas raportimit të përditshëm të tyre, të paktën 300 automjete ushtarake ruse janë dëmtuan, përfshirë tanke, transportues të blinduar dhe kamionë ndihmës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *