Bota

Ja cili do të jetë vendi organizator i Eurovisionit në vend të Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqire e Eurovision Song Contest në vitin 2023 në emër të Ukrainës, ka thënë Unioni Evropian i Transmetuesve.

Ukraina fitoi Eurovizionin këtë vit pas një shfaqjeje të madhe mbështetjeje nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të vendit nga Rusia, me këngën folk-rap Stefania të grupit Kalush Orchestra.

Grupi doli në rrugë duke luftuar kundër agresorëve rusë vetëm disa javë përpara se të dilte në skenën në Torino – në vend që të bënin prova për performancën më të madhe të jetës së tyre.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Grupi doli në rrugë për të luftuar kundër agresorëve rusë vetëm disa javë përpara se të dilte në skenën në Torino – në vend që të bënin prova për performancën më të madhe të jetës së tyre.

Pas fitores së tyre, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua se konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në qytetin tashmë të pushtuar ukrainas të Mariupolit.

Lexo më shumë  Lituania mbylli aeroportin e Vilniusit, avionët e NATO-s ngrihen në ajër pas dyshimeve për dronë

Megjithatë, tani është konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqir i konkursit pasi zuri vendin e dytë këtë vit në festivalin evropian.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *