Bota

Qyteti simbol i rezistencës, Zelenski: Trupat tona të rrethuara nuk e lëshojnë Bakhmutin

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski ka urdhëruar trupat e tij të qëndrojnë në qytetin e Bakhmutit edhe pse janë të rrethuar nga rusët. Në një intervistë për cnn, lideri ukrainas tha se nëse Rusia merr këtë qytet, rreziku për pushtimin e zonave të tjera do të rritej. Ndërkohë me furnizimet e reja, Ukraina po përgatit kundër ofensivë në front me mbi 20 mijë trupa.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski ka paralajmëruar se tupat ruse do ta kenë “rrugën të hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në zonën lindore të vendit nëse marrin kontrollin e Bakhmutit.

Në një intervistë me CNN, presidenti ukrainas mbështeti vendimin për të mbajtur ende ne qytet forcat ukrainase edhe pse janë të rrethuar.

“Kjo është taktike për ne. ushtria jonë është e bashkuar për të vazhduar mbrojtjen e qytetit. “Pasi të marrin qytetin e Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej në Kramatorsk dhe në Sloviansk, do ta kishin rrugën të hapur për për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk”.

Me këtë deklaratë, Zelenski ka shpjeguar se për këtë arësye, forcat ukrainase po qëndrojnë ende në qytet duke bërë rizistencë.

Lexo më shumë  Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Nga ana tjetër problem më vete janë civilët pasi sulmet e trupave  mercenare të grupit Wagner kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga qyteti dhe kanë shkatërruar infrastrukturën.

Por trupat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë të zonës, duke penguar deri tani përparimin e Rusisë. Presidenti Zelenski theksoi se tashmë qyteti po kthehet në një symbol lufte.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

“Ne e kuptojmë se çfarë dëshiron të arrijë Rusia atje. Atyre u duhet të paktën një fitore e vogël, të cilën po tentojnë ta arrijnë duke shkatërruar gjithçka në Bakhmut, apo thjesht duke vrarë çdo civil atje”.

Presidenti ukrainas tha se nëse Moska është në gjendje të “vendosë flamurin e saj të vogël” mbi qytet, kjo do të ndihmonte mobilizimin e mëtejshëm në Rusi për të krijuar idenë se ata janë një ushtri e fuqishme.

Nga ana tjetër The Economist shkruan se furnizimet nga SHBA dhe perendimi mund të sjellin një kundërofensive nga Ukraina në javët e ardhshme me hedhjen e mbi 20 mijë forcave të pajisura në fushën e betejës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *