Kuriozitete

Qyteti romak i zhytur nën ujë

I fshehur nën rërë dhe guralecë… një mozaik romak. Këtu në ujërat e Gjirit të Pozzuolit, vetëm pak kilometra larg Napolit, me një të fshirë dorë zbulohet mozaiku i çmuar i lashtë romak.

Zhytësit dhe turistët e vizitojnë gjatë gjithë vitit – për të udhëtuar pas në kohë dhe për të notuar nëpër rrugët e lashta, mozaikët e së kaluarës, mes statujave dhe mbetjeve të asaj që dikur ishte një vendpushim bregdetar për romakët e pasur.

Tani banorët e vetëm janë peshqit dhe kuajt e detit, por deri në fund të shekullit të tretë pas Krishtit, qyteti romak Baia ishte një shesh-lojërash i frekuentuar nga senatorë, qytetarë të pasur romakë dhe perandorë.

Kështu ishte derisa toka u fundos nën nivelin e detit për shkak të një fenomeni vullkanik që konsiston në një ulje ose ngritje periodike të nivelit të tokës të shkaktuar nga aktiviteti vullkanik nën sipërfaqen e tokës.

Jul Cezari, Neroni, Ciceroni, Hadriani, Augusti, Mark Anthony dhe të tjerë të panumërt – të gjithë kishin shkuar në Baia, ku kishin vila dhe pallate, për të shijuar bukurinë e saj, banjat natyrore të dobishme dhe banketet e pasura me guaca deti dhe verë të mirë.

Shenjat e para të lëvizjes së ngadaltë të tokës që çuan në zhdukjen e brezit bregdetar filluan në fund të shekullit të katërt pas Krishtit.

Destinacioni më i lakmuar i VIP-ave të Romës ishte i destinuar të fundosej përgjithmonë, i përmbytur dhe i varrosur nga rëra.

Këtë pranverë, pothuajse 40 vjet pas gërmimit të fundit arkeologjik, një ekip nga parku do të gërmojë një shatërvan të madh me diametër 5 metra të zbukuruar me mozaikë në të cilët paraqiten rosat që pushojnë në ujë.

Rruga Press

YouTube player