KryesoreLajme

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka shkruar se profesionalizmi i ushtarakëve në këtë mision është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Sipas tij, operacioni Interflex është një mision shumëkombësh që ka për qëllim trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë. Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, shkroi Maqedonci.

Lexo më shumë  Reuters raporton për protestën në Tiranë: Studentët denoncojnë kostot, papunësinë dhe pabarazinë

Rruga Press

YouTube player