Kuriozitete

Qyteti që ndodhet në zemër të diamanteve

Mirny qytet në Rusi është një vrimë gjigante në tokë, që mund të shihet nga hapësira.

Kjo vrimë është arsyeja pse ata të gjithë jetojnë në këtë cep të largët në lindje të Rusisë. Natyrisht ka ndërtesa, blloqe funksionale apartamentesh, zyra qeveritare, e dyqane, si dhe rrugë dhe një aeroport.

Por, gjithçka është zbehur nga miniera gjigante e diamantit që ndodhet në buzë të qytetit, transmeton BBC.

Gropa është 525m e thellë dhe 1.2km e gjerë, dhe ju mund ta kuptoni vërtet se sa e vështirë është për një aeroplan që fluturon mbi këtë vend.

Ajo që është më impresionuese për Mirny është fakti se sa afër gropës gjendet qyteti. Në disa prej fotove duket se shtëpitë janë ndërtuar buzë të saj.

“Jeta në gurore nuk është shumë e vështirë, janë vetëm fotot që në kënde të caktuara e bëjnë të duket të frikshme”, thotë një nga vendasit.

Jeta në Mirny filloi në vitet e 50’ta, kur shkencëtarët sovjetikë zbuluan një depozitë të madhe diamanti këtu në Yakutia, 4,300 km në lindje të Moskës.

‘Mir’ që do të thotë ‘Paqe’, mburret me një prej depozitave më të mëdha të diamanteve në botë.  Gropa e hapur nga njeriu është vërtet impresionuese, përcjellë Demokracia.

Sipas një legjende, thuhet se një dhelpër ndihmoi që njerëzit të zbulonin  diamantet. Kafsha kishte gërmuar një gropë në një pemë, rrënjët e së cilës kishin dalë jashtë prej rrëshqitjes së dheut.

Në qershor 1955, gjeologët që kërkonin për diamante vërejtën një nuancë të çuditshem të tokës së gërmuar nga dhelpra. Ata bënë analizat dhe zbuluan se guri ishte në fakt kimberlit.

Po atë vit u hap vendbanimi i parë i njerëzve në zonë dhe për disa vjet, vendi fitoi statusin e qytetit.

Pajisjet e gërrmimit duhet të zhvendoseshin 3000 kilometra në terrenin e vështirë, por gjithsesi popullsia e Mirny brenda 10-12 vjetësh u katërfishua.

Pas 50 vjet gërmimesh gropa e kërkimit kishte arritur përmasat e sotme masive.

Klima në këtë vend është e ashpër, madje edhe sipas standardeve ruse. Në fund të prillit toka është ende e mbuluar me borë. Liqenet dhe lumenjtë janë akoma të ngrirë./Demokracia.com/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *